Ballina Aktualitet Zbardhet debati me dyer të mbyllura/ Rama: Projekti do bëhet – Banorët:...

Zbardhet debati me dyer të mbyllura/ Rama: Projekti do bëhet – Banorët: Pse do të na përzësh?

64
0

Tensione në takimin me dyer të mbyllura mes kryeministrit Edi Rama me banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti TID në Durrës. Banorët janë gati ti përshtasin banesat sipas projektit por nuk pranojnë shembjen që do të thotë shkatërrim i një vendbanimi 2 mijë vjeçar.

Pjesë nga debati: 

Rama:Dëgjo njëherë, dëgjo njëherë. Unë nuk kam ardhur këtu as në zbatim të ligjit, as t’ju imponoj juve asgjë. Unë kam ardhur, doni të diskutojmë për opsionet mbas shpronësimit. Në qoftë se ju doni me ngrit zërin se ne do të tregojmë veten, në rregull. Mos e humbisni kohën tuaj dhe timen.

Banorja: Shtëpia dy katëshe e shpronëson si shtëpi 1 katëshe, ku e gjeti.

Rama ngre zërin: O Zonjë, do më dëgjosh apo jo se po më lodh shumë. Të lutem shumë! Edhe njëherë tjetër, këto që pretendoni ju. Nëse e keni kaq metra po kaq, janë çështje korrigjimesh që bëhen për shpronësimin. Nëse ke pretendim për dokumentin që e kam kaq metra dhe e kam aq metra..

Banorja vijon shpjegimin

Rama: A do më dëgjosh apo jo.

Banori tjetër: Pse ke ardhur këtu. Nëse ke ardhur për të diskutuar me ne, dëgjo. Po të kërkojmë vë dorë tek projekti. Mos e nis me bërtitje. Nëse ke ardhur të dëgjosh, dëgjo ose  ik, ose ikim ne të çlirojmë të gjithë.

Rama: Nisa të bërtas..

Rama: Nëse doni të bisedoni me mua, do respektoni radhën. Po. Dhe një nga një. Po filloi karshillëku me komunistat edhe me… edhe me Palestinën, unë e mbyll bisedën dhe ju me tuajat, shteti me të veten, por do të dilni ju të humbur se unë kam parë shumë të tillë.

E thashë që në fillim që vlera e kompensimit nuk është e drejtë. Nuk kam ardhur të diskutoj projektin, kam ardhur të them që vlera e kompensimit është e padrejtë. Unë dua të bisedojmë për shpronësimin”

Banori: A nuk ju duket ju, a nuk ju duket ju, sikur po shkatërroni një qytet 2000-vjeçar? Sepse ne jemi në bazat e qytetit 2000-vjeçar. Ne jemi trashëgimia e këtij qyteti. Pra ne jemi historia e këtij qyteti. Këto 5000 banorë, unë mendoj se duhet shkruar në librin Guinness, sepse këta kanë pritur 250 mijë banorë, që ka Durrësi, që nuk ka lënë cep toke pa zaputuar, duke filluar nga këneta dhe këta qytetarë dhe qytetarët i kanë pritur me dinjitet. Mos ngul këmbë, të thuash që unë projektin do ta bëj.

A ju duket se po shkatërroni bazat e një qyteti 2 mijë vjeçar. Mos ngul këmbë që unë projektin do ta bëj. A ka mundësi të ulemi të gjithë palët e të diskutojmë. Nëse ne ikim shkatërrohet vendbanimi. Pse ta heqim trashëgiminë.  Nëse shkatërrohen ato banesa zhduket qyteti i Durrësit. Nuk jemi në rrezen e Amfiteatrit. Respekto Durrësin e shtëpitë tona. Pse po e shembni. Ne nuk duam lekë. Duam të jetojmë aty’

Pse shtëpitë tona mos t’i bëjmë siç i doni ju? Doni t’i heqim grilat, t’ia vëmë të kuqe, ia vëmë të kuqe. Doni të heqim penxheret, t’ia vëmë një shishe, ia vëmë një shishe. Doni të ikim nga shtëpitë, t’i rregullojmë? Pra projekti le të vazhdojë. Ne nuk themi që projekti është gabim. Aty ka disa ndërtesa që janë të shkatërruara.

Nga Torra deri në Amfiteatër, është investimi im personal dhe i familjes sime. Pastrova torrën, që sot do pastrohet me 700 mijë dollarë, e kam pastruar unë vetë. Hoqa të gjithë bunkerët. E shtrova, të gjithë turistët kalojnë në zonën time, arrijnë deri në amfiteatër. Nuk kam prekur asgjë. Shtëpia ime ka qenë shtëpia e kryetarit të bashkisë, Nikolla Tirana, në vitin ’44 deri në vitin ’47. Pse duhet ta shkatërrojmë? S’kemi bërë asgjë. Ka qenë dy kate në administrativ, sot është tre kate në administrativ.

Banori: Jemi ne këtë qytet. Pse do me na përzënë.

Banorja: Eshtë bër me gabime. Janë bërë gafa të rënda në projekt. Ata të ADF-së kanë thënë se janë gati ta rishikojnë. Pse nuk pranoni ta korrigjoni

Rama: Po thonë se rezultati është për mos u bërë projekti.