Komente të turpshme, fyerje, kërcënime dhe ofendime të rënda kanë detyruar mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, dhe bashkëshorten e tij, Camilla Bresciani, të kufizojnë dhe mbyllin komentet në postimet e tyre në Instagram.
Kjo situatë e papranueshme vjen pas një vale sulmesh verbale ndaj Bastonit, i cili ishte protagonist i një simulimi që çoi në përjashtimin e Kalulu gjatë ndeshjes Juventus-Inter të shtunën e kaluar.
Mes komenteve të shumta fyese:
“i rekomanduar” dhe “kloun”, kishte edhe sulme ndaj bashkëshortes së tij. Nën një nga postimet e saj, shkruhej:
“Çfarë personi i keq është burri yt, simulator dhe antisportiv.
Çfarë mund t’i mësoni vajzës suaj?”.
Këto janë vetëm disa nga mesazhet e rënda që treguan anën e errët të rrjeteve sociale pas një ngjarjeje sportive.







