Ballina Politika DW i bën jehonë denoncimit të “Diellës”: Fytyra e ministres së parë...

DW i bën jehonë denoncimit të “Diellës”: Fytyra e ministres së parë të AI në botë i përket aktores shqiptare Anila Bisha

59
0

Mediat ndërkombëtare prej disa ditësh i kanë bërë jehohë denoncimit të “Diellës”, ndaj qeverisë shqiptare për mospërdorimin e imazhit të saj.

“Fytyra e ministres së parë të inteligjencës artificiale në botë i përket në fakt aktores shqiptare Anila Bisha”

Kështu shkruan Deutsche Welle, sipas së cilës aktualisht, Bisha ka nisur një proces gjyqësor kundër qeverisë shqiptare, duke kërkuar rimarrjen e përdorimit të fytyrës së saj, e cila është përdorur pa lejen e saj për krijimin e imazhit të ministres virtuale.

Gjykata pritet të vendosë të hënën nëse do ta urdhërojë qeverinë të ndalojë përdorimin e imazhit të saj. Avokati i saj, Aranit Roshi, tha se Bisha po kërkon 1 milion euro dëmshpërblim.