Ballina Europë Lëkundja të forta tërmeti shkundin Rusinë, ja si ishte magnituda

Lëkundja të forta tërmeti shkundin Rusinë, ja si ishte magnituda

60
0

Një tërmet me magnitudë 6 ballë është regjistruar këtë të diel në det të hapur, pranë Ishujve Kurile në Rusi.

Sipas të dhënave të GFZ German Research Centre for Geosciences, lëkundja sizmike ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Tërmeti është evidentuar gjithashtu nga Euro-Mediterranean Seismological Centre, ndërsa deri më tani nuk raportohen informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet vendase po monitorojnë situatën, ndërsa zona e Ishujve Kurile njihet për aktivitet të lartë sizmik për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.