Ballina Aktualitet Një tjetër besnik i të pandehurës Belinda Balluku emërohet në një post...

Një tjetër besnik i të pandehurës Belinda Balluku emërohet në një post të lartë shtetëror

107
0

Genci Tërpo, me profesion avokat, së fundmi këshilltar ligjor i ministres së pezulluar të Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukut, është emëruar “pa shumë bujë” në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Prezantimi i tij është bërë nga Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, në ambientet e institucionit, i cili përpara marrjes së detyrës së zëvendësit të Ballukut kishte shërbyer më parë në krye të AKBN.

Z. Tërpo sjell mbi 20 vite eksperiencë profesionale dhe akademike, të ndara mes sektorit publik, shoqërisë civile dhe praktikës ligjore. Një nga rolet në karrierën e tij ka qenë drejtimi i Sekretariatit Kombëtar të EITI Albania, ku ai udhëhoqi procesin e përputhshmërisë së Shqipërisë me standardet globale të transparencës në industrinë nxjerrëse. Në një sektor ku të ardhurat publike, koncesionet dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë shpesh në qendër të debatit publik, kjo eksperiencë konsiderohet me rëndësi për drejtimin e AKBN-së.