Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës, ku ai u prit me protesta nga disa qytetarë.
Lapaj kritikoi ashpër sjelljen e kreut të qeverisë, duke deklaruar se nuk është parë në asnjë vend që kryeministri t’i japë urdhër policisë për të shoqëruar qytetarët.
“Çfarë është ky shtet ku kryeministri i thotë policisë ‘shko e merre atë’ dhe qytetari kalon 24 orë brenda?” – u shpreh Lapaj.
Ai shtoi se, e njëjta sjellje e Ramës është dhe ndaj protestuesve të “Shqipëria Bëhet”, ku me urdhër të kryeministrit, forca të Gardës kanë hequr karriget e aktivistëve që prej javësh po protestojnë kundër qeverisë.
“Dërgon gardën tek ne dhe u thotë ‘shko merru karriget’. Sot mërzitet kur i thërrasin ‘o hajdut’, nesër do na detyrojnë të rrimë në këmbë. I urdhëron policët dhe ata u binden”, – deklaroi ai.
Adriatik Lapaj: Kryeministri kujtoi se shpëtoi duke ikur nga Tirana se ne ja themi cdo ditë “o hajdut”, po ta shihni në video, i thotë atyre “shkoni merreni atë”.
Është e tmerrshme, e bën këtu cdo ditë, dërgon gardën sa herë i themi “o hajdut”, na marrin plastmas, karrige, çfarë të gjejnë, e bëri dhe në Durrës. Sepse ai po e trajton shtetin si çështje personale.
Referuar ligjit, kryeministri nuk mund të urdhërojë policin, punonjësin e gardës si ti ketë badigardë,
Çfarë është ky shtet ku kryeministri i thotë policisë “shko e merre atë dhe qytetarin e shoqërojnë për orë të tëra, i heqin lirinë.
Ia themi ne, u thotë atyre të gardës “shko e merrja karriget” dhe vijnë ata si lukuni.
Po shkon në surreale. Po kujt mund tja priste mendja, që mund të mblidhej parlamenti dhe shteti dhe të ndryshonte ligjin se nuk i pëlqen kryeministrit se i cënon zv/kryeministren. Se meqë ka numrat, cdo ligj që e cënon, ky mblidhet dhe e ndërron.
Kjo është një cështje që duhet marrë seriozisht se po kthehet në tiparet e një diktatori që vendos për fatet e njerëzve. Që urdhëron policët dhe ata i binden si shërbëtorë të betuar të tij.
Ku është parë kjo, mendoni të ndodhë kjo në Slloveni, Greqi, Kroaci. Është turp!







