Ngjyra e fanellës ndryshon, jo ndjenja e padrejtësisë. Luciano Spalletti duhet të ketë përjetuar një lloj déjà vu të shtunën në mbrëmje në San Siro kur VAR nuk mundi të korrigjonte gabimin e gjyqtarit La Penna, fajtor për ndëshkimin e Kalulu me karton të dytë të verdhë për një prekje shumë të lehtë ndaj Bastonit.
Një situatë e ndryshme, por në fund të fundit e ngjashme me atë që ndodhi tetë vjet më parë. I njëjti stadium, e njëjta ndeshje.
Ish-trajneri, megjithatë, ishte në stolin e zikaltërve në atë kohë. Juve po luftonte për titull me Napolin e Sarrit, ndërsa Interi po luftonte me Lazion për vendin e fundit të lirë në Ligën e Kampionëve.
Në atë derbi të Italisë, lojtari i zkaltërve, Matias Vecino, u përjashtua, ndryshe nga Miralem Pjaniq, i cili ishte fajtor për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Rafinhas ndërsa kishte një karton të verdhë.
Herë pas here, VAR nuk është në gjendje të ndërhyjë, dhe ekipi i Spallettit vuan pasojat e një rregulli qartësisht të gabuar.
Në atë rast, Interi arriti të siguronte vendin e katërt në fund të sezonit dhe trajneri tani i Juventusit shpreson që ky precedent të jetë një ogur i mirë për rezultatin përfundimtar të sezonit.
Pas tetë vitesh, fajtori mbetet i njëjtë: rregullat. VAR nuk mund të ndërhyjë në rast të një kartoni të dytë të verdhë (ose dështimit për të dhënë një të dytë të verdhë).
Një paradoks i madh dhe i dukshëm, megjithatë një që nuk është zgjidhur kurrë që nga futja e teknologjisë.
Tani, duket se më në fund ka ardhur koha që ky rregull të ndryshohet. Më mirë vonë sesa kurrë, mund të thotë dikush.







