Ballina Kronika U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në...

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

89
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar aksidental.

Sipas informacionit paraprak nga policia, në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi me inicialet L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.