Ballina Politika Zgjidhet sot kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, tre kandidatë...

Zgjidhet sot kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, tre kandidatë në garë

24
0

Procesi zgjedhor për drejtimin e degës së Partia Demokratike në Lezhë zhvillohet sot, ku anëtarësia do të votojë për të zgjedhur kryetarin e ri të degës lokale.

Në garë janë tre kandidatë: Donika Ndoj, Paulin Marku dhe Salvator Kaçaj.

Të tre kandidatët kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit takime me strukturat dhe anëtarët e partisë në Lezhë, ku kanë prezantuar platformat dhe prioritetet e tyre për organizimin, ristrukturimin dhe forcimin e partisë në nivel vendor.

Gjatë fushatës së brendshme, theksi është vendosur te rritja e angazhimit të anëtarësisë, zgjerimi i partisë me prurje të reja, si dhe përgatitja për sfidat elektorale në vijim.

Kandidatët kanë kërkuar mbështetjen e demokratëve të Lezhës, duke premtuar transparencë, bashkëpunim dhe një qasje më aktive në terren.

Procesi i votimit pritet të zhvillohet gjatë gjithë ditës, ndërsa rezultatet do të shpallen pas përfundimit të numërimit të votave.