Irina Shayk ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj në plazh gjatë Ditës së Shën Valentinit.
Supermodelja 40-vjeçare u pa në Miami Beach, ku po shijonte pushimet së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare, Lea De Seine.
Ajo u shfaq në formë të shkëlqyer fizike, e veshur me bikini të zeza, teksa luante në det dhe relaksohej nën një çadër plazhi, shkruan Daily Mail.
Shayk e kishte kombinuar pamjen me një kapelë bejsbolli, ndërsa flokët e errët i rridhnin natyrshëm poshtë shpinës. Miami mbetet një nga destinacionet e saj të preferuara për pushime, ku ajo ka kaluar edhe festa të tjera gjatë viteve të fundit.
Paraqitja e fundit në plazh vjen pak kohë pas fotosesionit të saj provokues për revistën V Magazine, i realizuar nga fotografi i njohur Steven Klein.
Duke folur për këtë projekt, Shayk ka treguar se kishte interpretuar një personazh të veçantë:
“Për mua, ajo përfaqëson një lloj feminiteti të egër. Ajo është e guximshme. Është mashkullore në mënyrën e saj. Jeton e veshur me lëkurë. Del hapur. Është në epokën e saj të ‘po’-së, e patrembur, e palëkundur, plotësisht vetvetja”.
Reagimet e fansave në rrjet kanë qenë të përziera, ku një pjesë e kanë lavdëruar pamjen e saj, ndërsa të tjerë kanë komentuar se fotosesioni ishte tepër provokues.







