Ballina Politika Jo më tendera nga AKSHI/ Deputetët e maxhorancës miratojnë draftin e “reformatorit”...

Jo më tendera nga AKSHI/ Deputetët e maxhorancës miratojnë draftin e “reformatorit” Erion Malaj

63
0

Deputetët e maxhorancës miratuan në Komisionet e kuvendit një nismë ligjore, të propozuar nga deputeti socialist Erion Malaj, e cila heq tenderat e infrastrukturës dixhitale nga AKSHI duke i transferuar tek një shoqërie e re aksionare me pronësi mikse, publike dhe private.

Sipas draftit të Malaj, shoqëria e re aksionare, e cila do të ketë ekskluzivitetin e tenderave në fushën e teknologjisë së informacionit do të zotërohet të paktën 51 për qind nga shteti, ndërsa 49 për qind e aksioneve të saj mund të jenë në duar private.

Ndërkohë AKSHI, tashmë më imazh të rrënuar nga shpërthimi i dosjes së korrupsionit dhe organizatës kriminale, do të ketë vetëm detyrat e autoritet përgjegjës për standardizimin, arkitekturën, sigurinë dhe mbikëqyrjen e sistemeve të qeverisjes elektronike.

Propozuesi i draftit, Erion Malaj

Deputetët e opozitës e kundërshtuan projektligjin dhe e konsideruan atë si të nxitur nga hetimet e bujshme të Prokurorisë së Posaçme, që zbuluan ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në krye të AKSHI, i akuzuar se kontrollonte tenderat prej dhjetra milionë euro të instraktukturës digjitale të shtetit.

Deputetja Jorida Tabaku kërkoi një auditim të thelluar të mbi gjysmë miliardë euro prokurimeve që janë zhvilluar nga AKSHI dhe ngriti alarmin për sigurinë e të dhënave sensitive nga kalimi i infrastrukturës kritike digjitale në menaxhimin e privatëve.

“Kjo përbën një precedent të rrezikshëm,” tha Tabaku, duke shtuar se nisma bie në kundërshtim dhe me procesin e integrimit europian dhe standardet e menaxhimit të infrastrukturave kritike në vendet e BE-së./kapitali