Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen me një postim mjaft provokues për Ditën e Shën Valentinit, të publikuar në Instagram, vetëm pak kohë pasi ish-i i saj, Bad Bunny, u pa sërish me ish-të dashurën Gabriela Berlingeri.
Modelja 30-vjeçare ndau një fotografi nga prapaskenat e një seti fotografik, ku shfaqej e shtrirë në dysheme në studio, e veshur me një bralette të zezë dhe të brendshme minimale.
Pamjen e kompletoi me këpucë me taka argjendi, të cilat i përdori për të theksuar pozën, ndërsa flokët i kishte të ndarë në mes dhe të lëshuara në onde të lehta mbi shpatulla, shkruan DailyMail.
Make-upi ishte i theksuar, me rimel, blush rozë dhe buzë me shkëlqim nude, ndërsa postimin e shoqëroi thjesht me një emoji zemre të kuqe për ndjekësit e saj të shumtë.
Ajo ndau gjithashtu edhe një video të shkurtër në InstaStory gjatë setit fotografik, ku pozonte për kamerën në një ambient me perde rozë pastel.
Postimi vjen rreth një javë pasi Kendall mori pjesë në Super Bowl, ku Bad Bunny performoi, ndërsa ajo u pa në tribunë VIP së bashku me Lewis Hamilton dhe Hailey Bieber.
Ndërkohë, reperi portorikan është parë së fundmi në një darkë romantike me ish-të dashurën e tij Gabriela Berlingeri në Buenos Aires, duke nxitur spekulime për një ribashkim të mundshëm.







