Ballina Sport Mançester Siti me shortin më të vështirë, Arsenali ka ndër më të...

Mançester Siti me shortin më të vështirë, Arsenali ka ndër më të lehtët

73
0

Shorti i Kupës FA për raundin e pestë të ndeshjeve që është hedhur sot, ka treguar dy tablo të ndryshme për pretendentet kryesore për fitoren e trofeut.

Në aktivitetin i cili zhvillohet me rregullin e ndeshjeve teke, Mançester Siti ka përfunduar si udhëtues në fushën e Njukasëll, një ekip me ambicie edhe pse në edicionin aktual nuk është në formën e tij më të mirë.

Liverpuli gjithashtu është udhëtues në fushën e Ullvërhempton, ndërsa Çelsi do të udhëtojë drejt Uellsit për t’u ndeshur me Reksam, skuadrën e cila është nën pronësi të yjeve të Hollivudit, Rajan Rejnolds dhe Rob MekEleni.

Ndërkohë, Arsenali ka peshkuar një kundërshtar të lehtë në letër, pasi do të jetë udhëtues në fushën e skuadrës së kategorisë së tretë, Mensfilld, që eliminoi pak ditë më parë Bërnlin e Brojës.

RAUNDI 5

Fullhem – Sauthempton

Port Vejl/Bristol – Sandërlend

Njukasëll – Mançester Siti

Lids – Noruiç

Mensfilld – Arsenal

Ullvërhepmton – Liverpul

Reksam – Çelsi

Uest Hem – Mekllsfilld/Brentford