Ballina Europë Përleshje masive në fluturimin Turqi-Mançester, lëndime dhe gjak në dysheme

Përleshje masive në fluturimin Turqi-Mançester, lëndime dhe gjak në dysheme

78
0

Një përleshje masive shpërtheu në një aeroplan të kompanisë Jet2 gjatë një fluturimi nga Turqia drejt Manchester, duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente në Bruksel.

Dhe pamjet kaotike tregojnë pasagjerë që bërtasin ndërsa disa të tjerë përplasen fizikisht në korridorin e aeroplanit.

Sipas një dëshmitari, sherri nisi kur një burrë i dehur po shqetësonte udhëtarët dhe ofendoi një stjuardesë.

Situata u përshkallëzua pasi ai kërkoi nga dy vëllezër adoleshentë t’i blinin cigare dhe më pas filloi t’i shante ata dhe nënën e tyre.

Pas ndërhyrjes së pasagjerëve të tjerë, shpërtheu përleshja ku disa persona u plagosën dhe pati gjak në dysheme.

Policia belge hipi në aeroplan rreth 20 minuta pas uljes dhe arrestoi të paktën dy persona të përfshirë.

Sipas dëshmitarëve të tjerë, piloti tha se në 30 vjet karrierë nuk kishte parë kurrë një incident kaq të dhunshëm në bord.

Aeroplani vazhdoi më pas fluturimin dhe mbërriti me vonesë në destinacion.