Ballina Politika PS diskuton ndryshimet e ligjit për Ballukun, Berisha paraqitet në SPAK: E...

PS diskuton ndryshimet e ligjit për Ballukun, Berisha paraqitet në SPAK: E patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës?

57
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne, 16 shkurt, në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani.

Ashtu sikurse herë të tjera, kryedemokrati u prit nga disa mbështetës të tij para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa shënjestroi edhe kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në bashkinë e Durrësit, ku u takua e disa banorë që preken nga projekti TID dhe të cilët e kundërshtojnë prej kohësh.

“E patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës në Durrës? O Gys, e thirrën, o Gys”, tha Berisha duke iu referuar Ergys Agasit, të shpallur në kërkim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t, dhe i cili akuzohet se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë për këtë dosje.

Kujtojmë që kryedemokrati është vënë nën akuzë nga SPAK për këtë dosje, me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë. Ai akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.