Ballina Lifestyle Rita Ora mahnit me bikini në Sydney, ndan momente nga udhëtimi romantik

Rita Ora mahnit me bikini në Sydney, ndan momente nga udhëtimi romantik

58
0

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e fansave me disa fotografi të publikuara në Instagram nga pushimet e saj në Sydney, ku shfaqet me bikini dhe me një formë fizike mjaft të tonifikuar.

Këngëtarja 35-vjeçare ka ndarë disa poza në plazh, fillimisht me bikini të zeza dhe më pas me të kuqe, duke vënë në pah tatuazhet dhe linjat e saj trupore. Në imazhet e publikuara, ajo shihet duke shijuar diellin dhe detin, duke pozuar mbi rërë dhe pranë shkëmbinjve buzë valëve, gjatë qëndrimit të saj në Australia.

Në këtë udhëtim, Rita ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi. Gjatë qëndrimit në Australi, çifti është takuar edhe me miq të njohur, mes tyre aktorin Taron Egerton, ndërsa kanë ndjekur edhe koncertin e Ed Sheeran, për Ditën e Shën Valentinit.

Në mbishkrimin që shoqëron fotografitë, Rita ka treguar se e ka shijuar maksimalisht këtë udhëtim, duke përmendur momentet romantike, blerjet dhe atmosferën e veçantë, si dhe dashurinë e saj për Australinë.

Vizita e saj vjen pak përpara angazhimeve të rëndësishme profesionale, ku përfshihet edhe pjesëmarrja në eventin e modës Vogue Forces of Fashion, si dhe performanca e planifikuar në Formula 1 Grand Prix 2026 në Melbourne.

Së fundmi, këngëtarja ka folur edhe për jetën familjare dhe martesën me Taika Waititin, duke theksuar se miqësia e fortë mes tyre është baza e marrëdhënies. Çifti u martua në një ceremoni private në vitin 2022 dhe vazhdojnë të shfaqen shpesh bashkë në evente publike dhe udhëtime, duke ndarë herë pas here momente nga jeta e tyre me fansat.