Ballina Politika “S’është reformë, por kapje e re e institucioneve”,Gjekmarkaj shpërthen në akuza të...

“S’është reformë, por kapje e re e institucioneve”,Gjekmarkaj shpërthen në akuza të fortë ndaj Ramës:Qeveria po zhbën..

56
0

N/kryetari i Kuvendit, njëherësh n/kryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratës së Ramës për ndryshimet në kodin e procedurës Penale.

Gjekmarkaj, në një postim në rrjetin social facebook, shkruan se “ndryshimet e propozuara nuk janë reformë. Ato janë një përpjekje e hapur për të dobësuar institucionet e drejtësisë, për të frenuar hetimet dhe për të vendosur kontroll politik mbi mekanizmat që sot po godasin korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit”.

Mesazhi i plotë

Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike, dënoj me forcën më të madhe përpjekjen e Edi Rames dhe mazhorancës së drejtuar prej tij për të ndërhyrë brutalisht në sistemin e drejtësisë, me qëllim mbrojtjen politike per veten dhe zyrtarëve të tij të përfshirë në afera të rënda korruptive duke goditur me “ligje” Prokurorinë e Posaçme në aftësinë e saj hetuese!

 

Ndryshimet e propozuara nuk janë reformë. Ato janë një përpjekje e hapur për të dobësuar institucionet e drejtësisë, për të frenuar hetimet dhe për të vendosur kontroll politik mbi mekanizmat që sot po godasin korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit. Ky është një hap i rrezikshëm drejt kapjes së plotë të drejtësisë dhe shkatërrimit të ndarjes së pushteteve pas panikut qe shkaktoi rasti i Zëvëndes Kryeministres Balluku !

 

Partia Demokratike do të kundërshtojë me vendosmëri të plotë, brenda çdo mekanizmi kushtetues dhe politik, këtë tentativë për të deformuar shtetin ligjor dhe për ta kthyer drejtësinë nën kontrollin e qeverisë së zhytur në korrupsion. Qytetarë nuk do ta pranojnë këtë, ndaj me 20 shkurt duhet te vershojne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” per te mbrojtur lirite personale dhe kushtetuese, per te mbrojtur veten nga fuqia aktuale dhe prapaveruese e korrupsionit !

Shqipëria meriton drejtësi të pavarur, institucione të forta dhe një qeverisje që i nënshtrohet ligjit, jo një pushtet që kërkon t’i shpëtojë atij, siç po tenton Edi Rama! Ky është puç institucional që tenton ta kthejë drejtesinë në vartëse të tij dhe te PS. Historia na mëson se regjimet autokratike janë kthyer në sisteme totalitare edhe me fuqinë abuzive të kartonit!