Ballina Aktualitet Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj ironinzon SPAK: Qëllimi i prokurorëve ishte...

Shtyhet seanca për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj ironinzon SPAK: Qëllimi i prokurorëve ishte të bënin një grup kriminal

69
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për aferën e koncesionit të Sterilizimit, ironizoi hetimet e SPAK dhe tha se qëllimi i prokurorëve ishte të bënin një grup kriminal dhe jo të mësonin të vërtetën përmes analizimit të kontratës.

“Ndjesë, se do them një gjë, që nuk ështe brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk e bënë kurrë. Sepse sipas tyre, u bëmë grup kriminal tre veta vetëm për të vjedhur. Është ftesë, asgjë më shumë. Mbaron për tre javë dhe pastaj nuk ka kuptim”, deklaroi ish-ministri.

Seanca për Beqajn u shty, për shkak të mungesës së dy avokatëve.