Ballina Kulturë Dita e Pavarësisë së Kosovës/ BKSH publikon korrespondencën mes Konicës dhe At...

Dita e Pavarësisë së Kosovës/ BKSH publikon korrespondencën mes Konicës dhe At Shtjefën Gjeçovit

58
0

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Biblioteka Kombëtare solli në vëmendje korrespondencën mes Faik Konicës dhe At Shtjefën Gjeçovit.

Nëpërmjet një letre, që Faik Konica i drejton At Shtjefën Gjeçovit, ai ngre shqetësimin për gjuhën shqipe dhe çështje të tjera të kulturës dhe aktualitetit të kohës.

Dorëshkrimi, që ruhet në fondin e Bibliotekës Kombëtare, është dëshmi e një dialogu të thellë intelektual mbi çështjen kombëtare, kulturën dhe fatin historik të shqiptarëve. Kjo letër kujton se, pavarësia është jo vetëm një akt politik, por edhe një projekt kulturor e shpirtëror. Me Kosovën e pavarur, ajo që dikur formësohej vetëm në mendim dhe letër, sot, jetohet si shtetësi dhe dinjitet.

Dorëshkrimi ruhet në fondet e BKSH, si pjesë e trashëgimisë dokumentare kombëtare.