SPAK ka dhënë pretencat në kuadër të dosjes së njohur si “5D”, duke kërkuar dënime me burg për tre të pandehurit kryesorë të çështjes, por dhe personat e tjerë të përfshirë. Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato dhe 4 vite për Taulant Tushen. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se për Mollën, Qaton dhe Tushen kanë edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje të drejtës për ushtrim të funksioneve publike
Sipas pretencës së paraqitur në seancë, organi i akuzës ka kërkuar:
-11 vite burg për Redi Molla
-9 vite burg për Mariglen Qato
-4 vite burg për Taulant Tusha
-3 vite burg për Enton Punavija
-3 vite burg për Julian Zanaj
-2 vite burg për Albano Janku
-7 vite burg për Nestor Muhametllari
Dosja “5D” lidhet me akuza për shkelje të ligjit në procedura publike dhe dyshime për korrupsion, ndërsa mbrojtja e të pandehurve ka kundërshtuar akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara.






