Në kuadër të takimeve që kreu i Partisë Demokratike po zhvillon me anëtarët dhe me simpatizantët e PD por edhe me qytetarë në zona të ndryshme të vendit, sonte Berisha do të zhvilloje një bashkëbisedim me qytetarët në Krujë.
Njoftimi i plotë:
Në ora 18:00, ‘Foltorja’ ndalet në Krujë, ku Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizantët e Krujës.







