Marseille po kërkon trajnerin e ri pas largimit të De Zerbit.
Italiani, u largua pas humbjes së thellë 5-0 ndaj PSG-së në “Le Classique”, duke përfunduar rrugëtimin e tij në Francë.
Sipas mediave atje, klubi po shqyrton mundësinë për ta sjellë Xabi Alonson si zëvëndësuesin e tij.
Mirëpo konteksti i paqëndrueshëm rreth klubit nuk e ka bërë për vete ish-trajnerin spanjoll.







