Jessica Alba u shfaq për herë të parë pasi finalizoi divorcin me Cash Warren.
Sipërmarrësja 44-vjeçare e The Honest Company dukej në formë të shkëlqyer teksa shijonte diellin në Miami të dielën.
Ajo ekspozoi linjat e saj me një bikini të vogël me motive bardhë e zi, ndërsa bënte banjë dielli, shkruan “Daily Mail”.
Aktorja e Sin City dukej se po shijonte disa momente relaksi pas ndarjes, e shtrirë në një shezlong me këmbët lart.
Flokët e saj ngjyrë kafe i mbante të lëshuara, ndërsa sytë i kishte mbrojtur me një palë syze dielli të zeza dizajneri.
Më vonë, Alba u mbulua me një fund të zi dhe një kapele bejsbolli të zezë me mbishkrimin “LA”, të kombinuara me sandale me rripa të dyfishtë.







