Pas pezullimit të Erion Ismailit me urdhër të SPAK si nëndrejtor policie i Tiranës, në vend të tij është komanduar Besmir Dervishi.
Dervishi më parë ka qenë shef i Komisariatit nr.3 dhe më pas është transferuar si shef i Komisariatit nr.5, ku ka qëndruar rreth 1 muaj për të kaluar më pas si shef sektori në Drejtorinë e Policisë Tiranë.







