Ballina Politika ‘Po na merr shpirtin…’/ ‘Lëpiheni për një rrogë’ – Çfarë thoshte dikur...

‘Po na merr shpirtin…’/ ‘Lëpiheni për një rrogë’ – Çfarë thoshte dikur Dash Sula për Ramën dhe si iu lëpi vetë në fund

70
0

Deklaratat e ish deputetit Dash Sula, sot po i kthehen në një ‘boomerang’ në rrjetet sociale, ku pavarësisht klithmave kundër atij që e cilësonte ‘turk e serb’, u josh nga kryeministri Edi Rama, duke  u vënë në krye të inspektorateve.

Dikur bënte si opozitar kundër Edi Ramës, sot u rreshtua krah tij, pavarësisht klithmave dhe thirrjeve të tij se: ‘Rama po na merr shpirtin…’.

‘Atë që nuk na e bëri turku, nuk na e bëri serbi, na e bën Edi Rama…’, që thoshte kur mbante mandatin e deputetit nga demokratët, sot ka filluar t’i lëpihet publikisht Ramës pas marrjes së një karrigeje pushteti.

Videot e tij kundër Ramës të bëra më herët po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah hipokrizinë dhe vogëlsinë e tij si politikan, i cili lëkundet përballë bindjeve duke u bërë njësh me atë që po shpopullon e degradon Shqipërinë.

Por si të mos mjaftonin fjalimet në piedestal dhe vlerësimet për të ‘madhin Rama’, në videon e mëposhtme tregohet po Dash Sula, i cili u kërkonte gardistëve që të mos lëpiheshin për një rrogë, teksa në kohën kur ishte deputet nuk e linin të futej në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërsa u kujton turpin gardistëve, është po i  njëjti, që vetë e ‘hëngri turpin me bukë’ dhe u bë palë me atë që dikur e konsideronte armikun më të përbetuar dhe që sot e ktheu në mikun e tij…