Nga Sidi Hasanaj
Reforma shqiptare në drejtësi ishte projektuar si një ndërhyrje transformuese për të ndryshuar një realitet të rrënjosur prej dekadash: pandëshkueshmërinë e elitave politike dhe ekonomike. Krijimi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme (GJKKO) nuk ishte thjesht një reformë procedurale, por një riformatim i marrëdhënies historike mes drejtësisë dhe pushtetit, mes Estabilishmentit Politik-Ekokomik dhe Drejtësisë… në terminale mes të fortëve dhe shoqërisë.
Për herë të parë, sistemi institucional shqiptar krijoi një mekanizëm që kishte jo vetëm mandat ligjor, por edhe mbështetje politike fuqimisht ndërkombëtare për të hetuar nivelet më të larta të vendimmarrjes.
Sot, ndërhyrjet e propozuara ligjore nga maxhoranca e Edi Ramës, duket se sinjalizojnë hyrjen e reformës në fazën e saj më delikate:
momentin kur politika përpiqet të rinegociojë kufijtë e autonomisë së drejtësisë.
Sot jemi në fazën ku të fortët e Estabilishnentit, po ndërrojnë qasje nga toleranca institucionale te tensioni struktural me Drejtësinë.
Në fazën e parë të reformës ekzistonte një konsensus implicit: drejtësia duhet të forcohej edhe nëse kjo krijonte tensione të përkohshme me aktorët politikë. Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë prodhuan një realitet të ri , një drejtësi që nuk ishte më vetëm simbolike, dhe trajektoren e SPAK e dimë të gjithë.
Por në demokracitë hibride si Shqipëria, çdo reformë që ndryshon balancën e pushtetit hyn në një fazë korrigjimi sapo fillon të prekë aktorë kyç të sistemit. Pikërisht në këtë pikë duket se ndodhet sot Shqipëria.
Argumenti zyrtari Edi Ramës për ndryshimet në hapësirçn e SPAKnpër të pezulluar zyrtarët e lartë, është se ndryshimet ligjore synojnë të rivendosin balancën kushtetuese dhe të shmangin një situatë ku gjyqësori ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e ekzekutivit përmes masave si pezullimi nga detyra. Në teori, kjo është një dilemë legjitime e ndarjes së pushteteve.
Megjithatë, analiza jonë duhet të shohë jo vetëm tekstin ligjor, por efektin praktik. Duhe të lexojnë jo rreshtat e lexuara nga Ulsiu, por nëntekstin e projektuar nga Edi Rama:
Pezullimi është në fakt një instrument i padukshëm i fuqisë së Politikës!
Në praktikën penale moderne, pezullimi nga detyra nuk është një masë ndëshkuese; është një mekanizëm neutralizues. Kjo sepse pezullimi synon të heqë avantazhin strukturor që një zyrtar i fuqishëm ka ndaj procesit hetimor.
Një ministër ose drejtues i lartë nuk është vetëm një individ; ai është nyje e një rrjeti institucional. Vazhdimi i ushtrimit të autoritetit gjatë hetimit krijon një eminencë gri, një hapësirë ku ndikimi formal dhe informal mund të ndërthuren.
Ky nuk është aspak një parashikim abuziv i imi, por lidhet me rastet konkrete që kemi parë tashmë, ku është faktuar se zyrtarë të hetuar kanë pasur mundësi të ndërveprojnë me dëshmitarë apo struktura administrative edhe gjatë fazës së hetimit.
Shembulli i Erion Veliajt pasi u arrestua, se si tentoi nga burgu të fshehë prova dhe orgabizoj mbrojtje mediatike e politike, se si familjarët e tij kontaktuan dëahmimtarët kyç të SPAK ndaj tyre ( financieren e kompanisë së Xoxës)etj treguan qartë se nëse Veliaj do të ishte i lirë pushteti i tij do godiste me gjithë fuqinë neutraëizuese hetimin.
Kemi shembullin sesi biznesmeni G.Sula para arrestit të Veliajt deklaroi në SPAK se milionat e gjetura në arkën e Xoxës ishin të tijat, dhe pasi Veliaj u arrestua ndërroi dëshmi duke thënë se nuk kish lidhje me to… se kishte qenë konfuz herën e parë.
Kemi shembullin tjetër se si një ditë pasi u morr e pandehur nga SPAK, ministrja Balluku thirri në zyrën e saj tre dëshmitarët kyç kundra saj që ishon edhe vartës të saj në ministri.
Imagjinojnë dot revanshin që do marrë Balluku nëse ligji i ri hyn në fuqi? Si do të ndikojë ajo në dëshmitë që priten të japin dhjetëra oligarkë që SPAK bëri publik dje thirrjet e tyre? Ata tashmë kanë çdo mundësi të komunikojnë me të pushtetshmen Ministre Balluku!
Por kemi dhe naivët që gjithnjë flenë mbi dafina, dhe shohin e presin me sy mbyllur dhurata nga Partnerët ndërkombëtarë.
Mbështetja ndërkombëtare për reformën shqiptare ka qenë e kyçe, por ajo gjithmonë ka pasur një dimension pragmatik: stabiliteti politik dhe funksionimi institucional mbeten prioritete strategjike.
Për këtë arsye, reagimet e jashtme shpesh janë të kujdesshme dhe të balancuara.
E vërteta e hidhur është se Edi Rama shkriu akujt me presidencën Amerikane, pas pak ditësh ai do shkojë në Washington për Bordin e Paqes (këtë e pohoi dhe vetë Berisha dje) dhe atje do bëj një takim formal me D.Trump.
Nga mos urimi për Zgjedhjet e 11Majit kaluam te darka me Ivanka Trump dhe pritja në Kryeministri. Nga urimi fshikullues për 28Nëntor nga Sek.Rubio, kaluam te vizita e Ramës në Washington.
Naivët dhe delirantët, idiotët e padobishëm që kanë qendruar si satelitë rreth opozitës duke menduar se “analizojnë politikën dhe Edi Ramën” këto 13 vjet, do të vazhdojnë përsëri këngën e delirit se “ Rama është i djegur nga Amerikanët dhe ska shpëtim” por kjo është këngë e dëgjuar edhe kur Rama kanabizoi vendin dhe raportet e DASH e konstantonin, edhe kur skandali i Inceneratorëve u faktua në sytë e botës, edhe kur Rama u përmendn dhjetëra herë në dosjen McGonnigal, edhe kur mendonin se “Amerikanët do i japin vulën e PD Bashës (por në fund ishte Rama që ja dha atë S.Berishës, duke anashkaluar Amerikanët).
Është një paradigm mendimi ku mendojnë se nëse Rama është gabim, dhe gabimi është i madh , ai do rrëzohet. Edi Rama rrëzohet jo me të drejtën, por edhe me të drejtën… por pasi të jesh më i fortë se ai!
Sali Berisha është vite dritë larg të qënit i fortë sa Rama, Agron Shehaj dhe partitë e vogla janë thjeshtë larva politike përballë tij. Të gjithë janë në pjesën e kuqe të tabelës (të djegur para Ramës). Lulzim Basha është i vetmi faktor në ekuacion që ndodhet në hapësirë gri, sepse po përqëndron forcat e tij (njohjet, networkum, prestigjin dhe funksionin që ka në KiE) për të lobuar pro SPAK në betejën me estabilishmentin e udhëhequr nga Rama.
Por kur humbet betejën brenda, është tepër e vështirë të fitosh betejën jashtë.
Pra kjo përplasje nuk është juridike; është një konflikt mbi mënyrën se si kuptohet pushteti në një demokraci në tranzicion, është një betejë mes Estabilishmentit dhe Drejtësisë.
Tashmë jemi në një tranzicion tjetër, ku në shumë demokraci në tranzicion, faza pasuese e reformave institucionale karakterizohet nga përpjekje për të ri-definuar kufijtë e institucioneve të reja të pavarura.
Ky proces rrallë ndodh përmes përmbysjeve dramatike; më shpesh realizohet përmes rregullimeve të vogla që ndryshojnë gradualisht mekanikën e sistemit.
Nga ky këndvështrim, beteja aktuale mund të shihet si beteja ku politika kërkon të ruajë hapësirën e saj operative ndërsa drejtësia përpiqet të konsolidojë autonominë e fituar.
Rezultati i këtij momenti do të përcaktojë nëse reforma do të konsolidohet si mekanizëm i qëndrueshëm kontrolli mbi pushtetin apo nëse do të hyjë në një fazë gradualisht më të kontrolluar nga politika.







