Ballina Aktualitet Resorti në Velipojë/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Resorti në Velipojë/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

150
0

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Shkodër, prej dy javësh tashmë janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt, në zonë.

Edhe sot situata është tensionuar, pasi familjarët kanë bllokuar punët dhe janë përplasur me policinë, duke mos u larguar nga toka.

Ata pretendojnë tokat e tyre të trashëguara po u merren padrejtësisht. Sipas tyre, më shumë se 80 familje rrezikojnë të mbeten pa pronë për shkak të një vendimi që ia njeh pronësinë një personi të quajtur Fatmir Shpëza.

Banorët kanë protestuar edhe para Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme, teksa janë shprehur se nuk do të ndalen deri në një zgjidhje.