Ballina Aktualitet SPAK thellon hetimet ndaj Klodian Allajbeut. Kontrolle, sekuestrime dhe 9 kërkesa në...

SPAK thellon hetimet ndaj Klodian Allajbeut. Kontrolle, sekuestrime dhe 9 kërkesa në GJKKO për kthimin e sendeve

66
0

Hetimet e SPAK për biznesmenin kontrovers Klodian Allajbeu duket se kanë hyrë në një fazë të avancuar. Afro 20 ditë më parë, hetuesit e BKH-së ushtruan kontrolle në kompanitë e Allajbeut të “Spitalit Amerikan”, përmes të cilave ai ka fituar koncesione miliona euro në fushën e shëndetësisë.

Por biznesmeni që po hetohet për një sërë veprash penale dhe personat e bashkëlidhur me të, si dhe ortakë e ish-ortakë, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme dhe kërkojnë kthimin e sendeve të sekuestruara. Bëhet fjalë për 9 kërkesa të depozituara në GJKKO nga Klodian Allajbeu, e besuara e tij Onejda Ymeraj, shoqëria American Hospital, Sokol Ramizi, shoqëria Laboratory Networks, Arbër Teqja, Osvelda Qafa, shoqëria Labopharma dhe shoqëria Pegasus.

SPAK thellon hetimet ndaj Klodian Allajbeut. Kontrolle, sekuestrime dhe 9

Të gjithë kërkuesit kundërshtojnë sekuestrot e SPAK dhe kërkojnë rikthimin e sendeve si celularë, pajisje kompjuterike, dokumenta, etj. SPAK ka dyshime se pas Koncesionit të Laboratorëve fshihet Spitali Amerikan dhe biznesmeni Klodjan Allajbeu.

SPAK thellon hetimet ndaj Klodian Allajbeut. Kontrolle, sekuestrime dhe 9

Me urdhër të Dorina Bejko është urdhëruar kontrolli personal i Allajbeut, Osvelda Qafës, e cila rezulton të jetë shefe e operacioneve financiare në Spitalin Amerikan, si dhe për Onejda Ymeraj dhe bashkëshortin e saj Arbër Teqja. Kërkesat e Allajbeut, të personave të tjerë dhe shoqërive do të shqyrtohen nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Elsa Ulliri./vna