Një tërmet ka goditur Bosnjë Hercegovinën. Tërmet ka ndodhur në qytetin Livno të Bosnjës.
Raportohet se tërmeti pati një magnitudë 4.1 të shkallë. Deri me tani nuk raportohet për pasojat e tërmetit, por vetëm fakti që ka ngjallur panik.
Po ashtu edhe Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet, duke shkatuar panik.
Lëkundjet sizmike patën një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter, teksa epiqendra ishte në Amorgos.
Sipas informacioneve të Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhet 15 km në jug-juglindje të Arkesinit. Ai kishte një thellësi fokale prej 14.4 km.
Nuk raportohet për dëme materiale dhe të lënduar, pasi lëkundjet klasifikohen nga sizmiologët si mesatarisht të lehta.







