Ballina Politika Bora Muzhaqi i shpjegon BE-së ritmin e përshpejtuar të integrimit të Shqipërisë

Bora Muzhaqi i shpjegon BE-së ritmin e përshpejtuar të integrimit të Shqipërisë

64
0

Postimi i deputetes së Partia Socialiste e Shqipërisë, Bora Muzhaqi, pas takimit me delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamenti Europian, i kryesuar nga David McAllister, solli një panoramë optimiste mbi drejtimin që po ndjek qeveria në procesin e integrimit europian — dhe një dozë të qartë vetëbesimi politik.

Vetë Muzhaqi, me gjasë pa gafat e saj të zakonshme, theksoi rolin e Shqipërisë në “bordin e paqes”, si një vend i vogël që synon të ketë zë në arenën ndërkombëtare.

Madje deputetja mbrojti ndryshimet ligjore që mazhoranca po ndërmerr për krijimin e një “korsi të përshpejtuar” për legjislacionin e përafrimit me BE-në, duke iu referuar eksperiencave të Croatia dhe Slovenia si modele suksesi. Se për çfarë ligjesh ka folur Bora kjo vështirë të kuptohet, por e qartë është që fotot e postuara ishin me cilësi të mirë dhe deputetja dukej e qeshur.

Ndoshta dikush duhet t’i thoshte gjatë apo pas takimit se vlerësimi i delegacionit të BE ishte kritik si për luftën kundër korrupsionit ashtu edhe për iniciativën e partisë së Borës për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale. Por siç thotë një fjalë e urtë, duhet të dëgjosh që të kuptosh. Dhe që të nxësh pastaj duhet pak më shumë përpjekje. Gjë që Bora Muzhaqi duket se nuk e ka marrë në konsideratë.