Ballina Politika “Drejtuesi i qarkut paska ditëlindjen e bashkëshortes, dhe s’ka ardhur”/ Demokrati nuk...

“Drejtuesi i qarkut paska ditëlindjen e bashkëshortes, dhe s’ka ardhur”/ Demokrati nuk ia ‘përton’ ironinë Bylykbashit

105
0

Kreu i PD, Sali Berisha mbajti foltoren e radhës në Sukth, ku dhe u përball me kritika nga demokratët, për deputetët e tij.

Një demokrat ka thumbur Oerd Bylykbashkin, i cili mungoi në takim. Sipas demokratit, Bylykbashi mungoi në takim për shkak të datëlindjes së gruas, ndonëse nuk e ka parë që pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Ai deklaroi se kishte ditëlindjen e së bijës, por e ka lënë për të ardhur te Sali Berisha dhe e dinë të gjithë.

“Sot është dhe një koicidencë tjetër, dhe fatkeqësi, uroj drejtuesin e qarkut se paska ditëlindjen e bashkëshortes dhe nuk ndodhet këtu, personalisht kam nga 11 maji që nuk e shikoj. Unë kam ditëlindjen e time bije, e lashë për të ardhur te Sali Berisha, dhe e dinë të gjithë. Dita 20 nuk duhet të jetë paradë mode, jemi në kulmin e mbijetesës”, deklaroi demokrati.