Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban fjalën e tij para Gjykatës Speciale, në përfundim të prezantimit të mbrojtjes. Ai ka thënë se u kthye nga Perëndimi në Kosovë, për të mbrojtur familjen dhe popullin e tij nga regjimi i Millosheviçit.
Përpara trupës gjykuese, në prani të përfaqësuesve të Prokurorisë Speciale, Hashim Thaçi tha se ndryshe nga akuza, ai e kishte përdorur zërin e tij për të sjell paqe e liri në Kosovë, ashtu siç e kishin porositur bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe NATO.
“Është rastësi dhe fat që disa prej nesh sot jemi gjallë. Unë u ktheva në atdhe duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet sot është: Marrja prej kontrollit prej kujt? Kush?”, u shpreh ai, duke ju përgjigjur akuzës se u kthye në Kosovë për të marrë kontrollin, e jo për të shpallur Pavarësinë.
“Pushteti ishte në duart e Sllobodan Milloshevuiçit. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Ata shtypeshin nga pushteti i Millosheviçit. Misioni ynë ishte i qartë: Mbijetesa, liria dhe paqja”, shtoi ai, duke theksuar se ishte fat që ai dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-s ishin gjallë.
Pjesë nga fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, në Hagë:
Regjimi i Milloshevicit më kishte ndjekur dhe më kishte dënuar në mungesë, me arsyen se kisha shkelur ligjin e tij. Më vonë, i njëjti ligj dënoi Presidentin Klinton, Sekretaren Albright, etj. Dënime në mungesë. Duke i parë masakrat ndaj popullit tim, unë dhe shumë të tjerë, nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë në pranverë 1998.
Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë.
Të nderuar gjyqtarë, Prokuroria pretendon se qëllimi ishte marrja dhe kontrolli i Kosovës, kjo jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe thellësisht ofenduese për kujtimin e mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për dhjetëra mijëra viktima të masakrave, është e padrejtë edhe për përpjekjet NATO-s me të cilët unë bashkëpunova ngushtë.
Të nderuar gjyqtarë, më lejoni të përsëris një të vërtetë të përjetshme: I vetmi kundërshtar i imi, i Kosovës dhe botës demokratike, ishte Sllobodan Millosheviçi.
Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë kur gjatë luftës unë nuk e dija që do isha gjallë prej orës në orë. Nuk isha i sigurt që do e shihja më familjen time. Jo më të merrja kontrollin e Kosovës, e cila ishte e pushtuar prej 90 vitesh.
Është rastësi dhe fat që disa prej nesh sot jemi gjallë. Unë u ktheva në atdhe duke rrezikuar jetën time për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet sot është: Marrja prej kontrollit prej kujt? Kush?
Pushteti ishte në duart e Sllobodan Milloshevuiçit. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Ata shtypeshin nga pushteti i Millosheviçit. Misioni ynë ishte i qartë: Mbijetesa, liria dhe paqja.
Unë nuk kisha fare iluzione, por shpresa jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO.
I tërë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim, unë udhëtova në shumë kryeqytete për t’i bindur për kauzën tonë të drejtë. Kudo që isha, isha në kontakt të vazhdueshëm, isha në kontakt me zyrtarët e administratës amerikane.
Millosheviçi e kishte filluar luftën në Kosovë, kurse ne vetëm mbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte NATO, nuk do të kishte liri të Kosovës.
Të nderuar gjyqtarë, kjo Prokurori më thuri shumë lavde e më dha shumë tituj e grada, por e vërteta është krejt tjetër, unë nuk isha ai që transportova rezistencës nga Perëndimi në Kosovë. Unë ju bashkova rezistencës nga Kosova. Nuk ishte kthimi im arsyeja pse UÇK po masivizohej, por ishte Millosheviçi.
UÇK-ja nuk ishte shteti, as ushtria e një shteti, por organizim që mbrohej nga një shtet agresor. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike dhe diplomatike. Suksesi më i madh i popullit të Kosovës ishte bashkëpunimi dhe besimi me perëndimin. Ata na ndihmuan sepse e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim.
Unë në asnjë rrethanë nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë. Sepse ashtu do të rrezikoja lirinë e Kosovës dhe ekzistencës sonë. Synimi ynë ishte paqja, jo lufta. Kur bota demokratike thirri Konferencën e Rambujesë, ne u përgjigjëm pozitivisht. UÇK ishte një nga përfaqësuesit në këtë Konferencë.
Gjatë gjithë procesit në Rambuje dhe Paris, pranuam Marrëveshjen e Paqes pavarësisht se ajo nuk i pranonte të gjitha kushtet.
Për të ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare ashtu siç na ishte kërkuar nga perëndime, LDK, UÇK dhe LBD u pajtuan për formimin e një qeverie të përbashkët, që do të funksiononte deri në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë. Sot, si mund dikush të pretendojë se qëllimi ishte marrja e kontrollit të Kosovës,. Kur ne pranuam që bashkia kombëtare të kishte kontrollin kryesor dhe pastaj UÇK ia dorëzonte armët NATO-s. Dhe ashtu ndodhi.
UNMIK sqaroi se i gjithë pushteti ishte në duart e tyre. Unë punova me UNMIK dhe partitë e tjera politike, për të ndihmuar në zbatim të mandatit për të mirën e Kosovës.
Të nderuar gjyqtarë, gjatë tërë kësaj kohe, i vetmi pushtet që kisha unë ishte pushteti i zërit tim./ SiՁ e keni parë gjatë procesit, unë e përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri etnike. U bëra thirrje serbëve të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe të ndërtonin një jetë të përbashkët me ne. Të gjithë ishim viktima të Millosheviçit. Nuk ishte e lehtë, por ishte e duhura.
Kur në Kosovë po hapeshin varre, mijëra pengje shqiptare ishin marrë me vetë në Serbi, trupat nuk gjendeshin. Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal. Pas hyrjes së NATOS-s dhe largimit të forcave serbe, qytetarët e Kosovës nuk po luftonin, por po festonin lirinë.
Gjatë 9 viteve të para pavarësisë, në ishim qytetarët të OBK në vendin tonë. Gjatë kësaj kohe unë i bëja thirrje popullatës të kishte durim, të ishin të bashkuar dhe të kishin besim te partnerët ndërkombëtarë.
Pas Pavarësisë, punova me Bashkimin Europian, SHBA dhe faktorë relevantë në Serbi.
Të nderuar gjyqtarë, ajo që u përballëm, nuk ishte vetëm periudha e luftës. Presidenti Cllinton erdhi në Kosovë menjëherë pas lufte dhe na tha: Ne e fituam luftën, kurse ju duhet të fitoni paqen.
Unë e mora këtë mesazh shumë seriozisht dhe e përdora zërin tim për tolerancë dhe imunitet. Deri në shpalljen e Pavarësisë, unë nuk isha në pushtet, isha jashtë pushtetit. Gjatë gjithë kohës, unë respektova normat demokratike dhe rezultate e zgjedhjeve.







