Ballina Europë Arrestimi i Andrew, reagon Mbreti Charles: Drejtësia të bëjë punën e vet

Arrestimi i Andrew, reagon Mbreti Charles: Drejtësia të bëjë punën e vet

70
0

Mbreti i Anglisë, Charles III, ka reaguar pas lajmeve që vëllai i tij, tashmë ish-Princi Andrew, është arrestuar.

“Mësova me shqetësim të thellë lajmin për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për shpërdorim të detyrës në një funksion publik. Tani vjen një proces i plotë, i ndershëm dhe i drejtë, përmes të cilit çështja hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet e duhura.

Për këtë, siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tim të plotë.

Po e them qartë: drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

Teksa ky proces vijon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje.

Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vijojmë detyrën dhe shërbimin ndaj jush. Charles R”, thotë Mbreti në reagimin e tij.

Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Wndsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të detyrës në një funksion publik.

Hetimet ndaj ish-princit nisën pas publikimit të materialeve nga dosja Epstein, që hodhën dritë për marrëdhëniet e tij me pedofilin.

Kryeministri Keir Starmer ishte një nga figurat e fundit të nivelit të lartë që ushtroi presion mbi Andrew, duke bërë thirrje që ai të dëshmojë zyrtarisht për lidhjet e tij.

Në një rast ish-princi Andrew dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e të ndjerit.

Në një letër të publikuar si pjesë e pjesës më të fundit të dosjeve të Epstein, avokatët e gruas së paidentifikuar thanë se asaj i ishin ofruar 10,000 dollarë për të kërcyer dhe se pasi ajo performoi, Epstein dhe Mountbatten-Windsor kishin kërkuar marrëdhënie seksuale në grup.