Ballina Kuriozitete Filmohet për herë të parë një peshkaqen në ujërat e thella të...

Filmohet për herë të parë një peshkaqen në ujërat e thella të Antarktidës

51
0

Shumë ekspertë kishin menduar se peshkaqenët nuk ekzistonin në ujërat e ftohta të Antarktidës, por një video e regjistruar për herë të parë tregon të kundërtën. Peshkaqeni, i filmuar në janar 2025, ishte një ekzemplar i madh, me gjatësi të vlerësuar midis tre dhe katër metrave.

Kamera, e operuar nga Minderoo-UWA Deep-Sea Research Centre, ishte pozicionuar pranë Ishujve Shetland të Jugut, brenda kufijve të Oqeanit Antarktik. Peshkaqeni u filmua në një thellësi prej 490 metrash, ku temperatura e ujit ishte vetëm 1.27°C.

“Shkuam atje pa pritur të shihnim peshkaqenë, pasi ekziston një rregull i përgjithshëm që thotë se nuk ka peshkaqenë në Antarktidë,” tha studiuesi Alan Jamieson, drejtues i qendrës kërkimore.

Ekspertë të tjerë, si biologu Peter Kyne, pohojnë se ndryshimet klimatike mund të jenë duke shtyrë peshkaqenët drejt ujërave më të ftohta të Hemisferës Jugore, megjithëse të dhëna të mëparshme mbi praninë e tyre pranë Antarktidës mungonin.

Ky zbulim shënon sighting-un e parë të regjistruar të një peshkaqeni në këtë rajon, duke zgjeruar njohuritë tona mbi shpërndarjen e këtyre krijesave.