Ballina Kosovë Merz uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër: Kosova ka në Gjermani një partner...

Merz uron Kurtin për rizgjedhjen kryeministër: Kosova ka në Gjermani një partner të fortë në krah

45
0

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, përgëzoi kryeministrin, Albin Kurti, për mandatin e ri në krye të Qeverisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar Kurtit, Merz shpreh gatishmëri se do të ‘’vazhdojnë së bashku të thellojnë marrëdhëniet e ngushta’’ midis dy shteteve.

“Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euroatlantik të Kosovës”, u shpreh kancelari gjerman, duke theksuar se gjatë këtyre proceseve Kosova e ka një partner ‘’të fortë’’ në Gjermani.

Letra e plotë:

Kancelari Federal Merz uron Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti

I nderuar zoti Kryeministër,

Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që do të vazhdojmë së bashku të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona.

Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ju siguroj se Kosova në këto procese ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krah.

Ju uroj suksese dhe mbarësi në ushtrimin e mëtejmë të detyrës suaj.

Me respekt,

Friedrich Merz

Kancelar Federal i Republikës Federale të Gjermanisë