Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë. NJë 38-vjeçar u arrestua, pasi u konfliktua me një shtetas, për motive të dobëta, dhe mbante me vete 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. Sh.
“Sekuestrohet pistoleta. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta u kap shtetasi A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ishte konfliktuar me shtetasin B. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, në ambientet e një lokali, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municiom u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke reaguar me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.”, sqaron policia.







