Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha dje gjatë vizitës së tij në Indi se kishte folur me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç rreth aleancës ushtarake midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe se Plenkoviq i tha atij se aleanca nuk është e drejtuar kundër Serbisë.
“Pata një bisedë të gjatë me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviçe dhe për herë të parë folëm për aleancën ushtarake midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.
Mund të them se kryeministri Plenkovië tha se ajo nuk është e drejtuar kundër Serbisë, çdo gjë tjetër që ai do të thoshte do të shkonte përtej kornizës së qytetërimit, sjelljes së mirë dhe do të shkelte disa rregulla të besimit të mirë dhe bisedës racionale”, tha ai.
Vuçiq ndodhet aktualisht në Nju Delhi në samitin botëror “Samiti i Paktit të Indisë 2026” mbi inteligjencën artificiale.







