Pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes përkrah presidentit amerikan, Donald Trump, ka ngjallur debat mbi qëllimet dhe qëndrimet e mbajtura.
I ftuar në një studio televizive analisti Genc Burimi, tha se ndërveprimi mes Trump dhe Ramës ishte minimal dhe i ftohtë, duke mos pasqyruar një afërsi të veçantë.
Burimi theksoi se presidenti Trump i rezervoi kryeministrit shqiptar vetëm një shtrëngim dore formal, ndryshe nga pritja më e përzemërt për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Karshi Ramës, Trump i bëri shërbimin më minimal që mund të bënte, thjesht një dhënie dore sepse ishte në mes,” u shpreh ai.
Lidhur me fjalimin që kryeministri Rama mbajti në Bordin e Paqes, Burimi e cilësoi si një përpjekje për t’i bërë qejfin Trump-it, por që rezultoi kontradiktore dhe oportuniste.
Kritik, analisti ishte ndaj sulmit që Rama i bëri Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), një qëndrim që u konsiderua “fals” nga analisti, pasi vetë Trump e mbylli fjalimin e tij me komplimente për OKB-në.
“Rama nxori, si të thuash, kallashnikovin në mënyrë të figurshme ndaj OKB-së, ndërkohë që s’e dëgjoi mirë zotin Trump kur ai vetë e mbyll fjalimin me komplimente,” argumentoi Burimi.
Edi Rama shkoi në Ëashington për hallin e tij,” përfundoi Burimi, duke shtuar se lajmi i mirë është që Shqipëria si komb nuk barazohet me kryeministrin dhe mbetet një vend pro-amerikan.
Genc Burimi:
Nga ana e Trump-it pashë karshi Ramës, shërbimin më minimal që mund të bënte, thjesht një dhënie dore sepse ishte në mes. Dhe nëse e dhe nëse e krahasojmë në atë moment me dhënien e dorës ëh koleges, zonjës Osmani nga Kosova, përveç dhënies së dorës pati dhe fjalë personale me të, ngaqë sa pamë nëpër kamera.
Pra ky ishte momenti i parë, që ishte ndryshe nga çfarë na u tha në mëngjes, nëse mbaj mend, në kuvend nga Taulant Balla, do shikoni çfarë nuk keni për të parë. Pashë asgjë të jashtëzakonshme në një afërsi të veçantë midis Trump-it dhe Ramës, apo Rama si një simbol i veçantë i këtij bordi.
Pastaj erdhi momenti i fjalimit të Trump-it dhe aty po ashtu pashë, fjalë të zgjedhura personale për shumë modele, edhe për Kosovën. Asgjë për Shqipërinë e zotit Rama dhe aq më pak asgjë për zotin Rama në mënyrë të veçantë. Vura re po ashtu se në këtë takim një rol kryesor ka patur, e tha vetë zoti Trump, shefje e tij e kabinetit, Susan Wilds.
Është e rrallë që në këtë, si të thuash, në këtë nivel samitesh që presidenti amerikan të përmend emrin e Susan Wilds, për të treguar dhe një herë rolin e asaj që ka patur. Dihet që Susan Ëilds është, ka qenë kolege e ngushtë me zotin La Civita për fushatën e zotit Trump.
Kështu që mendoj që është gjetur për Ramën një lloj kompromisi më i pranueshëm, pra Shqipëria të jetë e pranishme pa e vënë Ramën në një piedestal dhe kjo duket fare qartë. Po vijmë tani tek ana e zotit Rama.
Ai në gjithë fjalimin e tij u mundua të zgjedhë fjalë apo tema që kërkonin t’i bënin qejfin zotit Trump. Tema dhe një herë e OKB-së dhe aty doli pak fals Rama, sepse nxori, si të thuash, kallashnikovin në mënyrë të figurshme ndaj OKB-së, ndërkohë që s’dëgjoi mirë zotin Trump kur ai vetë e mbylli fjalimin me komplimente ndaj OKB-së.
Rama s’e priste këtë gjë, e kishte bërë gati këtë fjalim përpara, e kishte bërë një fjalim Rama dhe një herë, të gjitha tema që mund ta pajtonin me Trump-in. Pra zgjodhi temën e e OKB-së, që Rama dhe një herë i hyri me sharrë OKB-së, ndërkohë që vetë Trump ishte pajtuar tashmë në fjalimin e tij me OKB-në. Pra, pika hyrëse e Kosovës nuk ishte patriotizmi.
Ishte dhe një herë, ai prokuror që guxoi ju zoti Trump, që ju ngacmonte, ai pastaj na ngacmoi ne shqiptarët e të tjerë. Edhe, po bëja pyetjen vetes, mos të kishte qenë Trump në pushtet, nëse kjo do ishte bërë me zotin Biden, çfarë do bënte Rama? Ju garantoj që do mbante atë fjalim, pra atë që bëri kur qe Biden-i. Do i bënte lajka tezës së Soros-it, për një shoqëri të hapur, për një Open Balkan.
Sepse po ky Rama shkon dhe një herë sipas fyllit, asaj këngës, asaj refrenit që duan të mëdhenjtë e Amerikës. Dje donin me Sorosin, donin Ballkan të hapur, dhe dje, mos harrojmë, nuk kujtua fare Rama dje për Thaçin që ishte në Hagë. Nuk kujtua fare Rama dje kur shkonte e promovonte, katër vite të Biden-it në fuqi, Rama promovoi Vuçiçin, promovoi Ballkanin e hapur.
Tani që Rama i vjen radha te Trump-i, tani kujtohet ky për Hagën, tani kujtohet ky për një aleancë tre-shtetshe me Kroacinë dhe me Shqipërinë, me Kosovën, kundra Serbisë. Mos të biem në këto lloj manipulimesh qesharake. Edi Rama shkoi në Uashington për hallin e tij dhe çfarë është e mirë, që Shqipëria sot nuk barazohet me emrin Edi Rama, por me një komb shqiptar që është pro-amerikan.







