Gjykata e Fierit ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullait dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për apartamente, troje dhe godina me vlerë miliona euro. Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale dhe për këtë arsye janë vënë nën sekuestro.
Saimir Taullai është një personazh kontrovers i botës së krimit. Ai njihet si kundërshtar i përbetuar i Aldo Bares. Taullai, i cili ka mundur t’u mbijetojë disa atentateve, është vëllai i Baki Taullait, i cili u ekzekutua në vitin 2005.







