Mediat ndërkombëtare raportojnë se Princi Andrew, vëllai i Mbreti Charles III, është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrë publike, në lidhje me dosjen famëkeqe “Epstein”.
Sipas një raportimi nga BBC, arrestimi ka ardhur pas rihapjes së hetimeve që lidhen me marrëdhëniet e figurave të larta publike me financierin amerikan Jeffrey Epstein.
Autoritetet britanike kanë vepruar pas presionit publik dhe publikimit të dokumenteve komprometuese. Pallati Mbretëror nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar.







