Ballina Politika Tani që Bordi i Paqes na shpëtoi nga Ramaduro dhe FBI-ja/ Ironia...

Tani që Bordi i Paqes na shpëtoi nga Ramaduro dhe FBI-ja/ Ironia e Manjanit: Çfarë mendje ka bordi i AKSH-it dhe i kadastrës?

59
0

Me tone ironike, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet politike të ditës, duke i zhvendosur më pas vëmendjen tek problemet e përditshme të qytetarëve me administratën. Teksa tallet me zhurmën rreth “Bordit të Paqes së Gazës”, Manjani ngre shqetësimin për vonesat dhe pengesat burokratike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe sistemin e AKSHI, duke kërkuar akses të drejtpërdrejtë dhe funksional në dokumentet e pronës.

“Ky Bordi i Paqes së Gazës, shyqyr që u mblodh më në fund se na e plasi buzën. U enjtëm me teori konspiracioni mbi Ramaduron, Trumpin, bordin, FBI, helikopterët, izolimin ndërkombëtar e turlilloj teorihanesh.

Ja ku mblidhet bordi sot e shpëtuam!

Tani, ky bordi i kadastrës këtu a do mblidhet të bëjë ndonjë punë apo jo? Sot hyjmë në muajin e dytë të pritjes paqësore së një kartele të freskët që pasurisë sonë familjare!!!!

Po bordi i e-albanias do e ngrejë atë sistemin që bie çdo ditë?!

Prap nuk e kuptoj, përse për të shkarkuar dokumentat e pronës sime duhet të pres pa fund, deri sa ti mbushet mendja nuk e di se kujt aty në kadastër që të ma nisë në postë elektronike?!

Përse nuk kam akses ta shkarkoj direkt sa herë të dua dokumentin e pronës sime, gjithnjë përkundrejt tarifës?!

A kanë ndonjë mendje bordi i AKSH-it dhe ai i kadastrës të na lehtësojnë nga pengesat hajvaneske sipas të cilave, një punonjës kadastre në Kukës duhet të japë miratim të një kartele të freskët, që kërkohet në Sarandë?!

Jepuni ore njerëzve akses direkt në dokumentat e regjistruara të pronës së tyre!

Ooo, digjitalizim o!

Ooo heejjjjjj!” – shkruan Manjani me tone ironike.