Ballina Sport Vdes emri i madh i futbollit gjerman dhe trajneri i njohur, Sepp...

Vdes emri i madh i futbollit gjerman dhe trajneri i njohur, Sepp Piontek

78
0

Ish-futbollisti gjerman dhe trajneri i njohur, Sepp Piontek, ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare.

Ai vdiq në Danimarkë, vendin që e konsideronte si atdheun e tij të dytë, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Piontek drejtoi kombëtaren e Danimarkës nga viti 1979 deri më 1990.

Në karrierën e tij të pasur si trajner, ai la gjurmën më të madhe pikërisht në futbollin danez, duke e kualifikuar kombëtaren për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror, në 1986.

Në turneun e zhvilluar në Meksikë, Danimarka arriti deri në fazën e 1/8 së finales.

“Sepp do të kujtohet përgjithmonë si një nga trajnerët më të respektuar në historinë e Danimarkës”, njoftoi Federata Daneze e Futbollit.

Si futbollist aktiv, Piontek luajti për Werder Bremen në vitet e para të Bundesligës gjermane, me të cilën fitoi titullin kampion të Gjermanisë në vitin 1965.

Pas përfundimit të karrierës për shkak të një lëndimi, ai vazhdoi si trajner, duke drejtuar Werder Bremen, Fortuna Düsseldorf, FC St. Pauli dhe kombëtaren e Haitit.