Ballina Aktualitet Arrestohen 35 protestues pas përfundimit të protestës së opozitës

Arrestohen 35 protestues pas përfundimit të protestës së opozitës

57
0

Të paktën 35 protestues janë shoqëruar në polici për hedhjen e molotovëve drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit gjatë protestës kombëtare të opozitës.

Tubimi u shoqërua me tensione teksa policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, pasi këta të fundit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas Kuvendit.

QSUT njofton se në spital është paraqitur një protestues i intoksikuar, por gjendja e tij është stabile, dhe deputeti Luçiano Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm. Deri më tani nuk dihet nëse ka efektivë të lënduar.

Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia është pozicionuar afër selisë blu në tentativë për të arrestuar të rinjtë që hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë.