Ballina Politika Deklarata skandaloze e analistit të Edi Ramës: Ambasadës Amerikane në Tiranë i...

Deklarata skandaloze e analistit të Edi Ramës: Ambasadës Amerikane në Tiranë i ka rënë pesha seriozisht

89
0

Baton Haxhiu, i cili njihet si zëdhënësi mediatik i Ramës ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë një dalje në emisionin “opinion” të enjten e 19 shkurtit 2026, ku ka thënë se abasada e shtetit më të fuqishëm në botë nuk ka më asnjë peshë  në Shqipëri.

Në një debat në studio me deputetin e PD, Belind Këlliçi, Haxhiu deklaroi se fuqia e Ambasadës Amerikane në Shqipëri ka rënë. 

Diskutimi në studio:

Drejtuesi i emisionit: Ti e kishe seriozisht atë që amerikanët mund të heqin ambasadorin këtu?

Baton Haxhiu: Jo me e heqë…

Drejtuesi i emisionit: Mos ketë ambasador rezident

Haxhiu: Po, ta mbulojë një vend i rajonit. Por për shkak të sabilitetit do të ketë. Kabllogrami i fundit që ka dalë nga Ambasada amerikane në Tiranë në drejtim të Departamentit të Shtetit është i datës 16 dhjetor. Ky kabllogram ka pasur të bëjë me Mirlinda Karcanajn. Nga ajo datë dhe deri sot nuk ka asnjë kabllogram tjetër të Ambasadës në drejtim të Departamentit të Shtetit.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi: Nga e di ti që kabllogrami i fundit ka qenë ai asaj date, se ato janë sekret?

Haxhiu: E di. Kjo tregon që fuqia e ambasadës ka rënë seriozisht dhe ata do presin stafin e ri…

Deklarata e njeriut mediatik më të besuar të Edi Ramës se Ambasadës së SHBA-ve i ka rënë fuqia seriozisht në Shqipëri është një deklaratë përveçse skandaloze, por tepër e rëndë kur vjen fjala për ambasadën e shtetit më të fuqishëm të botës, që diplomacinë e ka një ndër shtyllat kryesore të saja.

Kujtojmë se Baton Haxhiu një analist i deklaruar publikisht si mik i afërt i kryeministrit të Shqipërisë dhe që përdore shpesh nga ky i fundit për të thënë publikisht mesazhe që kreu i ekzekutivit do që të dalin për publikun e gjerë.