Ballina Kronika Dy krime brenda 10 minutash në Tiranë – Një 32 vjeçar u...

Dy krime brenda 10 minutash në Tiranë – Një 32 vjeçar u vra me thikë, një tjetër u plagos me armë

87
0

Dy ngjarje të rënda janë shënuar brenda 10 minutash. Një 32 vjeçar humbi jetën pas një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes’. Ngjarja u shënua rreth orës 15:40 minuta.

Ndërkohë 10 minuta më pas, jo shumë larg vendit ku ndodhi krimi u shënua një tjetër ngjarje e rëndë. Burri është qëlluar me armë zjarri. Ai ka përfunduar në spital. Policia informon se ka identifikuar autorët.

Njoftimi i policise

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.