Dy persona, motër dhe vëlla, janë proceduar në Lushnjë pasi kanë kërcënuar një avokat.
Materialet procedurale u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. N., 36 vjeçe dhe N. B., 29 vjeç (motër e vëlla), banues në fshatin Çermë e Sipërme, Lushnjë, pasi kanë kanosur për shkak të detyrës, shtetasin K. I., avokat“, thuhet në njoftimin e policisë.







