Ballina Aktualitet Pësoi hemorragji cerebrale një muaj më parë/ Drejtori i komanduar i burgut...

Pësoi hemorragji cerebrale një muaj më parë/ Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit transferohet në Itali për mjekim të specializuar

159
0

Pak ditë më parë, drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, është transferuar për mjekim më të specializuar në Itali.

Kjo ka ardhur si kërkesë e familjarëve.

Një muaj më parë, Llabani pësoi hemoragji cerebrale, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Burime nga spitali thanë për Report Tv, se Llabani ditët e fundit pati një përmirësim të ndjeshëm shëndetësor, nga ku nuk i rrezikohej jeta për transferim jashtë vendit.

Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar.

Edmond Llabani u komandua më 15 janar në krye të burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të drejtorit Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes të Altin Ndocit.