Ballina Kosovë Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së...

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

76
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e radhës së qeverisë njoftoi miratimin e dy ligjeve, të cilat i cilësoi si prioritete të kabinetit të tij në dy vitet e  ardhshme.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë për vitin 2026–2028 procedimin e “Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme” dhe “Projektligjin për Çmimet Tavan”, që do t’ia përcjellim Kuvendit të Kosovës”, tha Kurti.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca njoftoi miratimin e paketës së 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përshtatje të politikëss së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.

“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë me mallra ushtarake, shërbime strategjike, përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Po ashtu, ndërmerr masa lidhur me kontrollin dhe lëvizjen e diplomatëve rusë. Masat përfshijnë gjithashtu veprime të harmonizuara ndaj Bjellorusisë në sektorë të ngjashëm ekonomikë, financiarë dhe teknologjikë”, tha Konjufca.

Në mbledhjen e së premtes, Qeveria e Kosovës miratoi edhe krijimin e zyrës për ekspertizë dhe mbikëqyrje strategjike të projekteve kapitale, që do të funksionojë brenda Zyrës së Kryeministrit. Për të cilën Kurti tha se do të jetë një mjet  për të garantuar që prioritetet e qeverisë të mos mbeten në letër, por të zbatohen.