Ballina Politika Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e 20 Shkurtit 1991, për një Shqipëri...

Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e 20 Shkurtit 1991, për një Shqipëri ku të rinjtë të mos ikin

64
0

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku, njëkohësisht pjesëmarrëse në revoltën e rrëzimit të bustit të diktatorit në vitin 1991, duke folur në protestën madhështore të mbajtur në Bulevard, ka falënderuar të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së PD dhe opozitës.

‘Mirëmbrëma të dashur qytetarë të Tiranës. Qytetarë të gjithë Shqipërisë. Të dashur demokratë.

Ju falënderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë. Të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, ku ne ishim të gjithë, bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë, bashkangjitur me ta, nuk patëm frikë.

Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet të harruar që ishte akoma Partia Komuniste në krye. Kishim një frymë, të dashur qytetarë, të gjithë bashkë. Hoqëm frikën.

Morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist që na kishte dëmtuar dhe humbur lirinë tonë për shumë e shumë vite.

Të dashur qytetarë, dua të kujtoj atë frymë dhe të sjellim këtu sot atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur që na ka falur Perëndia të bukur, por ta bëjmë për jetët tona, për fëmijët tanë, për nipërit tanë.

Të kenë mundësi të jetojnë më mirë, sepse ju takon në vendin e tyre të bukur.

Të kenë mundësi të punësohen këtu dhe të mos ikin dhe të mos ikin dhe mos braktisin këtë vend të bekuar.

Zoti ka bekuar Shqipërinë, por Zoti bekoftë dhe shqiptarët’, u shpreh aktorja e njohur Rajmonda Bulku.