SPAK i kthen pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe. Mësohet se me urdhër të SPAK ishte sekuestruar makina, që dyshohet se u krye akti i rëndë.
Automjeti me targë “AC 121 JJ” i është kthyer Endrit Merkaj, ka rezultuar se gjatë verifikimit procedurial është realizuar këqyrja e mjetit hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga i cili nuk ka rezultuar të dhëna me interes për hetimin.
Sipas SPAK-ut, ky automjet ngjyrë e zezë, u përdor nga disa persona në datën 12 gusht 2025 për të marrë peng, biznesmenin Gerond Meçe, i cili më pas ka pretenduar se është çuar në fshatin Gracen dhe detyruar përmes presionit psikologjik, që të hiqte dorë nga disa ankesa tenderash që kishte depozituar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Makina u sekuestrua në 15 dhjetor 2025 në kuadër të sekuestrimit të sendeve që provojnë kryerjen e veprës penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”.







